Ish-ambasadori Delawie: Do të ishte gabim i madh minimi i lirisë së shtypit, uroj të rishqyrtohet lëvizja ndaj Klanit

Lajme

Ish-ambasadori Delawie: Do të ishte gabim i madh minimi i lirisë së shtypit, uroj të rishqyrtohet lëvizja ndaj Klanit

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 19:40
Greg Delawie

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, vazhdon t’i përcjellë me vëmendje zhvillimet e brendshme në Kosovë.

Delawie ka reaguar për rastin e certifikatës së televizionit Klan Kosova, të cilët shteti e ka pezulluar, duke rrezikuar kështu mbylljen e televizionit.

Delawie ka thënë se minimi i lirisë së shtypit në Kosovë do të ishte një gabim i madh. Ai tutje ka thënë se shpreson që Qeveria e Kosovës do ta rishqyrtojë lëvizjen rreth Klan Kosovës.

“Minimi i lirisë së shtypit në Kosovë do të ishte një gabim i madh. Shpresoj se qeveria e Kosovës do të rishqyrtojë lëvizjen e saj për Klan Kosovën”, ka shkruar Delawie.

Të premten kanë reaguar edhe ambasadat e QUINT-it dhe gjithë organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së medias dhe gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat