Zhduket ligji i kriptovalutave, i premtuar nga 2021-ta

Lajme

Zhduket ligji i kriptovalutave, i premtuar nga 2021-ta

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 21:16
Kuvendi

Nuk gjendet në mesin e 41 ligjeve që u aprovuan në këtë vit, e që u shfaqën në hollin e Kuvendit.

Projektligji i kripto-aseteve i premtuar nga 2021-ta, nuk shihet kurrkund në horizont.

Opozita po konsideron se atë po e zvarrit mazhoranca, nga e cila edhe u iniciua ky ligj.

Por nga pushteti konfirmojnë se janë rrugës për të vënë kontroll mbi paranë digjitale, por po konsultohen edhe me specialistë nga Londra.

Kur ekspertizat të kryhen, sugjerimet do i dërgohen grupit punues që do hartojnë ligjin për këtë fushë që është e re për vendin tonë.

Nisma, pritet që përfundimisht të fillojë jetësimin pas pushimit, në vjeshtë e të finalizohet deri në fund të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat