Rasti Klan Kosova, avokatja amerikane: Hej Kosovë, çfarë dreqin po ndodhë?

Lajme

Rasti Klan Kosova, avokatja amerikane: Hej Kosovë, çfarë dreqin po ndodhë?

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 22:28
Bernadette Foley

Avokatja amerikane nga Nju Jorku, Bernadette Foley, është shprehur e çuditur me vendimin e qeverisë për mbylljen e Klan Kosovës.

Në një postim në Twitter, avokatja Foley e cila ka punuar në sundim të ligjit për një kohë edhe në Kosovë, ka shtruar disa pyetje me atë se çfarë po ndodhë me Kosovën.

“Çfarë dreqin? Hej, Kosovë? Çfarë po ndodhë? Liria e shtypit është thelbësore. Asociacioni i Mediave të Kosovës, BE-ja dhe ShBA-ja – të gjitha kritikojnë një veprim të dukshëm për të mbyllur një stacion të njohur televiziv të Kosovës”, shkroi Foley.

Bernadette Foley ka punuar katër vjet (2004-2009) në Kosovë në kuadër të UNMIK-ut, si Zyrtare Ligjore, Inspektore Gjyqësore dhe Eksperte Trajnuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat