Drashkoviq me deklaratë të fortë: Rusia do ‘front të vdekjes’ në Kosovë - ky krim nuk duhet të harrohet!

Lajme

Drashkoviq me deklaratë të fortë: Rusia do ‘front të vdekjes’ në Kosovë - ky krim nuk duhet të harrohet!

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 16:37
Vuk Drashkoviq

Hapja e një “fronti të vdekjes” në Ballkan e në veçanti në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë “është synimi strategjik i Moskës”, ka thënë ish-zyrtari i lartë i shtetit serb, Vuk Drashkoviq, duke folur në një intervistë të gjatë për gazetën malazeze “Pobjeda”, ku ka folur gjerësisht për aktualitetet në rajon. Se kjo është kështu – synimi rus për luftë në rajon – Drashkoviq ngre një pyetje të thjesht: “Kush, në urdhëra të kujt po sulmon ushtarët e KFOR-it dhe po shkruan germën ‘Z’ mbi veturat e tyrer, simbolin e vdekjes në Ukrainë – në urdhëra të lujt çohet Mitropoliti i Malit të zi dhe thotë Mali i Zi është ‘Ukrainë e vogël’”.

Drashkoviq nuk lë pa identifikuar edhe një “fajtor” për gjendjen e ngrirë në Ballkanin Perëndimor, teksa pretendon se ajo është ish-kancelarja gjermane Angela Merkel. “Ka ndikuar shumë”, i thotë ai medias malazeze.

“Angela Merkel ishte koka e strategjisë të ‘stabilokracisë’. Ishte Nevile Chamberlain-i gjerman. Për të ishte e rëndësishme që me çdo kusht të ruhet paqja në Ballkan, me t’u dhënë ryshfet dhe me t’i lavdëruar liderët e dhënë pas trazirave dhe të keqes, sepse krisja e një lufte në Balkan mund të ballkanizojë tërë Evropën. Kjo është e rrezikshme dhe e gabuar. Tumori duhet të hiqet, tumori s’duhet ushqyer. Kjo është edhe arsyeja se pse Serbia, Bosnje-Hercegovina, janë shpirtërisht ende në të 90’at”, ka thënë Vuk Drashkoviq.

E madje, sipas tij, e tëra kjo “stabilokraci” e Angela Merkel-it ka koinciduar me strategjinë e Moskës për “konflikte të ngrira”.

Duke folur edhe për të kaluarën Drashkoviq bën edhe një paralele mes Franko Tuxhmanit dhe Sllobodan Millosheviqit në “synimet” e tyre.

“Nën ultimatum të ShBA-së, BE-së dhe Rusisë së Jellcinit, Franko Tugjmani e pranoi planin ‘Z-4’, e cila garantonte një status shtetëror brenda shtetit kroat për pothuajse tërë Krajinën serbe. Sllobodan Millosheviqi e refuzoi dhe promovi ‘Stuhinë’ e Tuxhman. Plani i Millosheviqit ishte që njëjtë sikur Tuxhmani që do të dëbonte serbët nga Krajina, ai do të dëbonte shqiptarët nga Kosova dhe t’i vendoste krajinasit (kolonët) e gjorë aty”, tha Drashkoviq.

E krejt kjo, sipas tij, do të ishte “humbje për të fituar”.

“Disfata e Krajinës për Fitoren e Kosovës. Ky krim nuk duhet të harrohet dhe fshehet nga lutësit në kisha”, ka thënë Drashkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat