Buzhala: Klanin s’po duan ta mbyllin për arsye parimore por për t’i frikësuar krejt mediat

Lajme

Buzhala: Klanin s’po duan ta mbyllin për arsye parimore por për t’i frikësuar krejt mediat

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 10:09
Berat Buzhala

Drejtori i Nacionales, Berat Buzhala, ka thënë se Klan Kosovën nuk po duan ta mbyllin për arsye parimore, por sipas tij, për t’ua mbyllur gojën mediave tjera.

Ai tha se qeveria po do t’i frikësojë mediat e t’i disiplinojë, teksa bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme që organizohet nga AGK-ja.

“Në ora 12, nën organizimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, protestohet në qendër të Prishtinës. Qaty kah bishti i protestës jam edhe unë me stafin e Nacionales”.

“Kjo është protestë e gazetarëve dhe shoqërisë civile, është simbolike, jo gjithëpopullore. Këta të pushtetit mos të lodhen me foto që pastaj të thonë he he he sa pak dolën, se i bojmë na vetë fotot dhe i publikojmë”, tha Buzhala.

Tutje, ai tha se sado simbolike që është nga një trup i vogël i shoqërisë, deri pas mesit të natës, kundër kësaj proteste kanë shkruar njerëzit kryesorë të partisë në pushtet.

“Pytja ime për ta është: Pse po merakoseni? Në fakt, unë e falënderoj publikisht Armend Mujën, që na i vërtetoi dy sene që na jemi duke i thënë qe 1 muaj: Çështjen e pronësisë së mediave duhet me e rregullu KPM-ja dhe askusht tjetër. KPM i ka të gjitha mjetet me i rregullu dhe monitoru mediat. Normalisht, pyetja ëshë qysh i mori dokumentet Armendi nga KPM-ja”, tha ai.

Tutje, Buzhala tha se çështja e regjistrimit të Klan Kosovës është problem teknik dhe jo veprim i kundërligjshëm, teksa shtoi se deputeti Muja, e vërtetoi se Klani i ka rregulluar dokumentet për këtë çështje.

“Ministria në vendimin e saj e ka thënë të kundërtën. Nëse kish me pasë shkelje, na i kishin nxjerrë sytë t’u i citu nenet që janë shkelë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat