KEK: Njësia B-2 në operim të sigurt

Lajme

KEK: Njësia B-2 në operim të sigurt

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), njofton se njësia B-2 është në operim të sigurt

Njësia B2 pas remontit të suksesshëm është duke operuar me parametra që garantojnë se do të kemi prodhim stabil për periudhën e ardhshme!. Ajo që është pasqyruar në opinion përmes mediave është një zgjidhje përkohshme (kalimtare) teknike e cila në asnjë mënyrë nuk e cenon sigurinë operimit të njësisë B2”, njofton KEK.

KEK, me këtë rast, lut mediat që të mos bien pre e dezinformatave nga persona të pa autorizuar që kanë për qëllim dëmtimin e imazhit të KEK-ut.

“Për më tepër, lajmet e tilla të pa sakta gjithashtu po ndikojnë negativisht edhe në motivimin e punëtorëve të cilët po japin maksimumin për ti përfunduar me sukses remontet e rregullta vjetore të njësive prodhuese”, thuhet në njoftimin e Korporatës Energjetike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat