Sveçla viziton Mitrovicën e Veriut: Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë

Lajme

Sveçla viziton Mitrovicën e Veriut: Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 21:34
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i shoqëruar edhe nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se sot ishte për vizitë në veri të Kosovës.

Pasi shkëmbeu pikëpamjet me nënkolonelin Veton Elshani, Sveçla tha se është rritur besueshmëria e qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës në këtë pjesë të vendit.

“Padyshim që Policia vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm dhe çdo ditë po ndikon në rritjen e përceptimit të sigurisë tek të gjitha komunitetet dhe kjo është vërtetuar së fundmi edhe nga përgjigjet e qytetarëve tanë serb në raporte ndërkombëtare kredibile, ku ka rritje për 18.61 % që nga nëntori i vitit të kaluar”, ka njoftuar ai në Facebook.

Gjatë qëndrimit të tij, Sveçla vizitoi edhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ku tha se siguria mbetet prioritet.

“Lirimi i hapësirave publike që ishin uzurpuar ndër vite dhe krijimi i hapësirave të shfrytëzueshme për qytetarët po trajtohen me prioritet nga Komuna. Ndërsa, siguria, shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve në atë Komunë vazhdon të mbetet prioriteti ynë i përbashkët si nivel qëndror dhe lokal”, shkroi ministri Sveçla. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat