Emisari britanik telefonon Vuçiqin, ja çka paralajmëron

Lajme

Emisari britanik telefonon Vuçiqin, ja çka paralajmëron

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 15:57
Sir Stuart Peach, Aleksandar Vuçiq

Emisari britanik, Sir Stuart Peach, ka folur në telefon me presidentin e Serbisë, Alekandar Vuçiq.

Ky i fundit ka njoftuar për takimin në Instagram, duke thënë se ka folur për “çështjet aktuale rajonale, veçanërisht për Kosovën”.

Siç thuhet në këtë njoftim, emisari britanik dhe Vuçiq janë dakorduar që bisedën të vazhdojnë gjatë vizitës së ardhshme të të dërguarit special të Mbretërisë së Bashkuar në Serbi.

Thuhet se kjo vizitë pritet të ndodh së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat