Shala i IKD: Kushtetuesja vendosi se Ligjin për Zyrtarë Publik në parim është në përputhje me Kushtetutën

Lajme

Shala i IKD: Kushtetuesja vendosi se Ligjin për Zyrtarë Publik në parim është në përputhje me Kushtetutën

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 17:21
Gzim Shala

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se lidhur me Ligjin për Zyrtarë Publikë, Gjykata Kushtetuese vendosi se në parim i njëjti është në përputhje me Kushtetutën, përjashtimisht disa neneve të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas Shalës, Gjykata Kushtetuese i ka hapur rrugë procedimit të Ligjit për Zyrtarët Publik tek Presidentja për dekretim.

“Me këtë rast, për dekretim tek Presidentja do të shkoj Ligji për Zyrtarët Publik, pa nenet të cilat është konstatuar se janë në kundërshtim me Kushtetutën”, ka thënë Shala për Telegrafin.

Ndërsa, sa i përket çështjeve të cilat rregullohen me nenet të cilat janë konstatuar si kundërkushtetuese, sipas Shalës, Gjykata Kushtetuese e ka obliguar Kuvendin që brenda afatit 6 mujor të miratojë nenet e reja, në përputhje me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka njoftuar sot se ka vendosur që Ligji për Zyrtarët Publikë t’i dërgohet Presidentes së Kosovës për shpallje, pa dispozitat e konstatuara në kundërshtim me Kushtetutën dhe sipas specifikave të përcaktuara në Aktgjykimin e Gjykatës.

Në njoftimin për media, Gjykata ka bërë të ditur se është urdhëruar Kuvendi i Republikës së Kosovës që brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e Aktgjykimit, të ndërmarr veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e këtij ligji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat