Lushaku-Sadriu i reagon Gërvallës: Dënimet për vendimet e saj paguhen me taksat tona

Lajme

Lushaku-Sadriu i reagon Gërvallës: Dënimet për vendimet e saj paguhen me taksat tona

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 18:36
Jehona Lushaku-Sadriu

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu i ka reaguar ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Lushaku-Sadriu ka thënë se vendimi i Gërvallës për largimin e Albert Prenkajt nga KPMSHCK-ja është i paligjshëm.

Ajo tutje ka thënë se Gërvalla detyrohet me zbatu më pas dënimin, dënime këto që paguhen me taksat tona.

Postimi i plotë:

Shkojmë edhe me një vendim të paligjshëm për kësaj kryediplomates që shkarkon drejtorë e diplomatë pa procedurë e mandej detyrohet me zbatu dënime.

Dënimet për vendimet e saj paguhen me taksat tona!

Përveq kësaj, kjo dëshmon edhe njëherë gjendjen e mjerë të qeverisjes së brendshme, se për reputacionin e jashtëm flasin sanksionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat