Kosova mirëpret gazetaren ukrainase, Tetiana Kraselnykova dhe djalin e saj

Lajme

Kosova mirëpret gazetaren ukrainase, Tetiana Kraselnykova dhe djalin e saj

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 09:42
Tetiana Kraselnykova

Tetiana Kraselnykova është gazetarja e radhës nga Ukraina që i është bashkuar programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

Siç ka njoftuar AGK’ja, Kraselnykova do të strehohet në Kosovë së bashku me djalin e saj, Nazar Chaban.

“Gazetarja u mirëprit dje pas mesnate në aeroportin e Prishtinës nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Koordinatori i Terrenit, Adem Sylejmani, Përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kosova mirëpret gazetaren ukrainase, Tetiana Kraselnykova dhe djalin e saj

Tetiana Kraselnykova është gazetarja e radhës nga Ukraina që i bashkohet programit “Journalists in Residence - Kosovo”.

Kraselnykova do të strehohet në Kosovë së bashku me djalin e saj, Nazar Chaban.

Gazetarja u mirëprit dje pas mesnate në aeroportin e Prishtinës nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Koordinatori i Terrenit, Adem Sylejmani, Përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Journalists in Residence - Kosovo, që është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që po implementohet nga AGK-ja, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, OSCE Mission in Kosovo, si dhe iniciativa Hannah Arendt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat