Vdiq vëllai i deputetit Hajdar Beqa

Lajme

Vdiq vëllai i deputetit Hajdar Beqa

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 10:24
Hasan dhe Hajdar Beqa

Ka vdekur Hasan Beqa, vëllai i deputetit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa.

Lajmin e ka bërë të ditur vet deputeti Hajdar Beqa, i cili tha se pas një sëmundjeje të shkurtër, vëllai i tij ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare.

“Të nderuar, familjar, miq dhe dashamir!

Me pikëllim të thellë, ju njoftoj që sot pas një sëmundje të shkurtër në moshën 49 vjeçare ndërroi jetë vëllai jonë Hasan Beqa.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me datën 08.08.2023 në ora 15:00 në fshatin Molliq.

Mirupafshim Vëlla.

Të Zotit jemi dhe te Zoti do të kthehemi”, ka shkruar Beqa në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat