Ankohet Drecun: Presion i vazhdueshëm ndaj serbëve në Kosovë

Lajme

Ankohet Drecun: Presion i vazhdueshëm ndaj serbëve në Kosovë

Nga: F. B. Më: 7 gusht 2023 Në ora: 11:44
Milovan Drecun

Kreu i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka vazhduar ankesat, kësaj radhe theksoi se zhvillimet e fundit në Kosovë tregojnë se po vazhdon presioni ndaj popullit serb, duke ju bërë të ditur thjeshtë se nuk janë të dëshiruar të jetojnë atje.

Drecun për TV Pink tha se atje po ndodhin gjëra dhe po merren masa me qëllim vështirësimin e jetës së serbëve dhe po shkohet drejt situatës që mos të ketë perspektivë për serbët atje.

Ai u shpreh se gjatë gjithë kohës Kurti po plason tregimin për de-eskalim, përmend iniciativë qytetare për ndërrim të kryetarëve si masë de-eskalimi .

"Nën maskën e de-eskalimit të situatës që assesi nuk mund të karakterizohet si situatë që shpie në qetësim të krizës aktuale në veri. Kurti vazhdon të ndërmerr hapa të njëanshëm që përfaqësojnë vazhdimësi të terrorizimit dhe presionit ndaj popullit serb”, nënvizoi Drecun.

Ai përmendi arrestimet me baza të lloj-llojshme dhe ndalesën për hyrje të kamionëve me mallra serbe në Kosovë, gjë që pamundëson furnizimin e rregullt me artikujt të domosdoshëm dhe barna për serbët.

Drecun potencoi se ndaj 48 kompanive kërcënohet ndalesa e punës sepse kanë përdorur emrin Serbi apo KM tek emërtimi i adresave.

Në radhë të parë  nën goditje është kompania telefonike serbe MTS që pushtetit aktual në Prishtinë iu pengon sepse ka 30 mijë para-pagues në sistemin e saj kabllor,  e ata janë serb që ashti informohen.

"Kur dikush do të nënshtroj një bashkësi apo popull, së pari do të e dezinformoj dhe të plasoj informacione që i konvenojnë palës që bënë këtë. Kurtit i konvenon të anuloj këtë sistem kabllor ", nënvizoi Drecun.

Ai u shpreh se ka informacion se krahas serbëve edhe 20 mijë shqiptar janë duke shfrytëzuar shërbimet e kësaj telefonie mobile, përkatësisht janë para-pagues të MTS dhe ajo mund të zgjerohet në të gjithë Kosovën.

"Tash ata duan ta ndalojnë MTS dhe të ja pamundësojnë popullit serb të shikoj kanalet serbe dhe informimin", tha Drecun duke shtuar se Telekom Serbia është komunikimi i vetëm i bashkësisë serbe në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat