Ponosh: Kosova lobon te miqtë e BE-së e Amerikës, kurse Vuçiq te i sanksionuari Dodik e Patriarku Profirije

Lajme

Ponosh: Kosova lobon te miqtë e BE-së e Amerikës, kurse Vuçiq te i sanksionuari Dodik e Patriarku Profirije

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 10:28
Vuçiq me Dodik e Patriarkun Profirije

Letra e dërguar nga parlamentarët perëndimorë krerëve të diplomacisë së SHBA-së, Britanisë së Madhe, BE-së, por edhe të dërguarve specialë Lajçak, Escobar dhe Pico, ku kërkohet ndryshimi i kursit ndaj Serbisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, është shumë e pafavorshme për Serbinë. Kështu po thotë kryetari i partisë së qendrës së Serbisë, Zdravko Ponosh për Nova.

“Letra është shumë e pafavorshme për Serbinë, përdor retorikë shumë të ashpër dhe kërkon ndryshim kursi ndaj Serbisë, që nënkupton aplikimin e politikës së parandalimit, dhe ky është termi që është përdorur”, tha ai.

Ai tha se nuk ka dyshim se një letër e tillë është rezultat i lobimit të suksesshëm shqiptar dhe pyeti se çfarë po bënte ndërkohë Beogradi zyrtar.

“Duket se Vuçiq e kaloi kohën e tij duke lobuar tek Porfirie i Kishës Ortodokse e te Dodiku duke marrë parasysh perceptimin e votuesve të tij, jo situatën reale”.

Ponosh tha dhe shtoi se “ndërsa publiku është i anestezuar nga reklamimi i orientimit drejt perëndimit, i kryer nga pronari i Pink dhe me ndihmën e ambasadorit amerikan, një tren i shpejtë po vjen drejt Serbisë.

“Ka disa zyra në perëndim ku nuk do ta marrin më telefonin kur të telefonojë Vuçiq. Mund të festojmë Vuçiqin, por kjo nuk është mirë për këtë vend. Nëse vazhdojmë me një politikë të jashtme që nuk merr parasysh interesat kombëtare, por organin votues të SNS, do të arrijmë këtu ku ishim 30 vjet më parë”, tha Ponosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat