Zbardhet takimi Vuçiq - Hill, flasin për situatën në Kosovë

Lajme

Zbardhet takimi Vuçiq - Hill, flasin për situatën në Kosovë

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 16:09
Christopher Hill dhe Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka takuar sot ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Siç shkruan “Kosovo-Online”, në takim është folur për situatën në Kosovë dhe për dialogun mes dy vendeve.

Po ashtu, sipas asaj që e ka thënë Vuçiq, në takim është diskutuar edhe për “përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Serbisë e ShBA-së”.

“Një bisedë e sinqertë dhe e hapur me ambasaodrin e ShBA-së në Serbi, Christopher Hill. Çështja kryesore është përparimi i mëtejshëm i marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes Serbisë e Amerikës. Sigutisht, ne diskutuam edhe pozicionin ndërkombëtar të Serbisë, si dhe situatën në Kosovë e dialogun me Prishtinën.” – citohet të ketë thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat