Nesër varroset viktima që u vra dje në Klinë

Lajme

Nesër varroset viktima që u vra dje në Klinë

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 17:00
Njoftimi

Një ngjarje e rëndë tronditi dje Klinën, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person humbi jetën.

Media raporton se viktima, Anton Prela, nuk iu mbijetoi plagëve të marra, teksa ndërroi jetë në Spitalin e Pejës.

Familjarët e Prelës kanë bërë edhe njoftimin zyrtar mbi varrimin e tij.

Prela do të varroset nesër në ora 14:00, në varrezat e fshatit Budisalc.

Familja ka njoftuar se do të hapë dyert për musafirë në shtëpinë e tyre në Stupë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat