Avokati i Popullit po trajton ankesat e qytetarëve të veriut, Sinani-Lulaj: Gazetarët meritojnë vëmendje

Lajme

Avokati i Popullit po trajton ankesat e qytetarëve të veriut, Sinani-Lulaj: Gazetarët meritojnë vëmendje

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 08:47
Zëvendësavokatja e Popullit, Majlinda Sinani-Lulaj

Zëvendësavokatja e Popullit, Majlinda Sinani-Lulaj, ka folur për Ekonomia Online rreth punës së institucionit në veri të vendit.

Ajo ka thënë se kohëve të fundit, për shkak të zhvillimeve në veri, Avokati i Popullit ka qenë disa herë në vizitë në këtë pjesë të vendit për të biseduar me shoqërinë civile dhe qytetarët.

Sinani-Lulaj ka sqaruar se në veri është e angazhuar një zyrtare që merret me kërkesat e qytetarëve në atë pjesë, duke pohuar se kur nuk ka funksionim të plotë të institucioneve, më së shumti e pësojnë qytetarët.

Ajo thotë se çështja e sigurisë kërkon intervenim të shpejtë e për këtë arsyeje këto raste nuk arrijnë deri te ata, duke shtuar se i gazetarët në këto raste duhet kushtuar vëmendje.

 “Përveç zyrës qendrore në Prishtinë, kemi edhe tetë zyra regjionale në gjithë Kosovën, përfshirë dy në Mitrovicë – njërën në jug dhe njërën në veri. E kemi një kolege e cila është si adresë e qytetarëve atje. Kjo është edhe arsyeja pse kemi hapur këto zyra, që të jemi më pranë qytetarëve”.

“Për shkak të ndjeshmërisë që ka ajo zonë, Avokati i Popullit, veçmas kohëve të fundit, ka qenë disa herë andej, ka kontaktuar shoqërinë civile, ka kontaktuar qytetarë, ka vizituar disa fshatra, për të parë hallet dhe ankesat që ata mund të kenë ndaj autoriteteve. Në institucion janë duke u trajtuar raste të qytetarëve të asaj pjesë. Është e vështirë të jepet një konstatim se si është gjendja”.

“Natyrisht se kur nuk ka një funksionim të plotë të institucioneve, është qytetari që pëson gjithmonë. Ankesat e qytetarëve janë gjithandej pothuajse të njëjta. Mund të jenë çështje pronësore, çështje që lidhen me dokumente, shkollimin. Pjesa e sigurisë është çështje që mbase nuk arrin deri tek ne sepse kërkohen intervenime më të shpejta, por ne e përcjellim me vëmendje, jo vetëm për qytetarët atje. Ta zëmë punën e gazetarëve, gjatë periudhës ka qenë e ndjeshme situata. Siç folëm edhe për kushtet e punës, edhe profesioni i gazetarëve meriton vëmendje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat