Sulmohet një mjek në QKMF-në e Suharekës

Lajme

Sulmohet një mjek në QKMF-në e Suharekës

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Sulmet ndaj stafit shëndetësor janë shpeshtuar kohët e fundit. Një sulm i tillë ka ndodhur edhe dje në QKMF-në e Suharekës.

Rastin e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Suharekës Besa Kuçi

Përmes një postimi në rrjetin social facebook ajo e ka dënuar ashpër sulmin dhe ka kërkuar që përgjegjësi të dënohet.

Po ashtu drejtoresha Kuçi ka thënë se është e nevojshme që stafi shëndetësor të kenë një status të veçantë i cili do t’i sanksiononte juridikisht këto incidente.

“Sapo u Informova nga kordinatori i QKMF-së se dje është sulmuar njëri nga mjekët në Qendrën e Mjekësisë Famijare “Rexhep Kuçi” në Suharekē. E dënoj ashpër sulmin ndaj stafit mjekësor, duke kërkuar njëkohësisht edhe sjelljen para drejtesise të atij që e ka kryer këtë veper te ultë. Dhuna ndaj mjekeve nuk duhet toleruar, per këtë arsye është e nevojshme qe mjekët dhe punonjësit shëndetësor te kenë status te veqantë, i cili do ti sankisononte juridikisht kto incidente, me qëllim qe raste te tilla te mos trajtohen ne te ardhmen si sulme te thjeshta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat