Nenad Gjuriq dhe Aleksandër Filipoviq rehatohen në strukturat e MUP-it në Beograd

Lajme

Nenad Gjuriq dhe Aleksandër Filipoviq rehatohen në strukturat e MUP-it në Beograd

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 14:26
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke i dhënë medalje ish-drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq më 9 nëntor 2022. Foto e marrë nga REL.

Nenad Gjuriq është angazhuar në policinë serbe në rajonin e Beogradit, kurse Aleksandër Filipoviq është angazhuar si koordinator/këshilltar në MUP, pasi zyrtarisht është i pensionuar dhe ligjërisht nuk i lejohet të punojë si punëtor i rregullt.

Sipas burimeve ky veprim po mbahet i fshehur nga serbët në veri, sidomos nga ish-pjesëtarët e Policisë, të cilët ishin detyruar të japin dorëheqje nga Policia e Kosovës pikërisht me udhëzimet e Gjuriq dhe Filipoviq.

Gjuriq e Filipoviq janë njerëz të afërt të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njëherësh edhe konsiderohen si bashkëpunëtorët më të ngushtë me kokat e krimit në Veri të vendit.

Jo rrallëherë, ata kanë shfrytëzuar autoritetin e tyre për të ushtruar presion e kërcënim mbi zyrtarët policorë për të mos ndaluar cisterna që po bartnin naftë të kontrabanduar. Kjo mundësi “e shpëtimit nga ligji” i është dhënë kompanisë së personit të sanksionuar nga ShBA-të dhe pjesëtarit aktiv të grupeve ekstremiste në veri, Zvonko Veselinoviq.

Ish-komandanti i stacionit policor, Nenad Gjuriq, kishte pranuar më 20 dhjetor të vitit 2022 “Urdhrin e Meritës për Mbrojtje dhe Siguri të Klasit të Parë” nga Vuçiq me të cilin periodikisht ka komunikuar duke raportuar e pranuar detyra, është figurë e njohur për shqiptarët e veriut, pasi ka qenë pjesë e grupit ekstremist “Rojat e Urës” që ka torturuar e masakruar shqiptarë gjatë vitit 2000.

Nuk është e pazakontë, por Gjuriq e Filipoviq kanë qenë pjesë aktive e MUP-it serb dhe kanë furnizuar ata me informacione rreth zhvillimeve të ndryshme, por për më keq, mendohet se Gjuriq bashkëpunon në vazhdimësi me Inteligjencën Serbe BIA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat