Ngjarja më e komentuar e momentit, cilat ishin reagimet e para të Blendi Fevziut dhe Ardian Gjinit?

Lajme

Ngjarja më e komentuar e momentit, cilat ishin reagimet e para të Blendi Fevziut dhe Ardian Gjinit?

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 21:25
Blendi Fevziu dhe Ardian Gjini

Në emisionin veror “Vera10”, mysafir special përmes lidhjes direkte ishin gazetari i njohur shqiptar Blendi Fevziu dhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, të cilët mbrëmë në shënimin e ditëlindjes së tretë të Kanal10, u bënë pjesë e një situate ku dy moderatorët e televizionit ngatërruan emrin e Blendi Fevziut derisa ishin duke intervistuar Ardian Gjinin.

Gazetari Blendi Fevziu tha që sot e kuptoi atë që kishte ndodhur përmes mesazheve të shumta që kishte pranuar nga miqtë e tij nga Kosova.

Fevziu tha se në fillim kishte menduar se kishte ndodhur diçka në Kosovë por që pas hapjes së mesazheve e kuptoi që bëhet fjalë për një situatë qesharake dhe tha që u kënaq dhe ai. “Pjesa më e madhe e ngjajshmërisë mes meje dhe Ardian Gjinit është mungesa e flokëve”, tha Fevziu.

Ardian Gjini tha se atij i ka ndodhur një herë që Shqipëri që ta ngatërrojnë me gazetarin Blendi Fezviu.

Duke folur për momentet e tilla që atij i kanë ndodhur gjatë emisionit të tij Fevziu përmendi një rast në vitin 2002 kur gjatë debatit mes Sali Berishës dhe Fatos Nanos ishte ndalur energjia elektrike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat