Maliqi për protestën kundër DokuFestit: Por protestojnë burrat të cilët po rrezikojnë të mbesin pa gra skllave

Lajme

Maliqi për protestën kundër DokuFestit: Por protestojnë burrat të cilët po rrezikojnë të mbesin pa gra skllave

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 23:24
Analisti Agon Maliqi

Analisti Agon Maliqi, ka reaguar ndaj sulmit ndaj ekipit të gazetës Nacionale dhe ndaj protestës së sotme kundër festivalit “DokuFest”, pas koncertit në mbrojtje të drejtave të grave dhe transgjnorëve.

Maliqi ka thënë se kundër koncertit të “DokuFestit”, por protestojnë burrat të cilët po rrezikojnë të mbesin pa gra skllave.

“Kur po thonë “po kërcënohet familja” nuk e kanë edhe keq. Absolutisht dhe fatmirësisht sot në Kosovë po kërcënohet lloji i familjes ku nusja çohet në test të virgjërisë dhe kthehet si me qenë mall dyqani; ku krejt gëzohen kur lind djalë dhe mallkojnë kur lind vajzë; ku rolet në shtëpi dhe publik janë të ndara mes gjinive; ku fëmija homoseksual leçitet si i sëmurë. Lloji i burrave që e kanë ndërtuar dhe që e mirëmbajnë këtë sistem skllavopronar po përjetojnë ankth dhe frikë prej çburrnimit, sepse mendjen ua sundojnë vlerat vetëshërbyese mesjetare. Janë kthyer në polici morale që thirret në fe dhe traditë sepse në shoqëri me barazi gjinore, ku normalizohet liria seksuale dhe ajo e zgjedhjes për të gjithë, rrezikojnë me mbetë pa gra skllave”, ka shkruar Maliqi.

Tutje, ai tha se protetat po organizohen për ta mbrojtur kontrollin mbi trupin dhe seksualitetin e grave.

“Janë kapur pikërisht për seksualitetin dhe janë trazuar prej disa cicave sepse kontrolli mbi trupin e grave është forma kryesore e kontrollit dhe simbolizuese e pushtetit mbi to. Anibari dhe Dokufesti - fesitivale ku këto tema janë vetëm disa prej dimensioneve të të drejtave të njeriut që trajtohen - po sulmohen pikërisht sepse janë hapësira të lira që u ofrojnë njerëzve mundësi për të parë dhe gjykuar kritikisht përtej burgut të traditave shtypëse. Reagimet që këto festivale i kanë ngjallur janë thjesht një medalje nderi të cilën duhet ta mbajnë me krenari”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat