Vdiq ish-punëtori RTK-së, Isa Loshaj

Lajme

Vdiq ish-punëtori RTK-së, Isa Loshaj

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 12:16
I ndjeri Isa Loshaj

Në moshën 79 vjeçare, ka ndërruar jetë kolegu shumëvjeçar i RTK-së, inxhinieri Isa Loshaj.

I ndjeri ishte ndër punëtorët e parë të Radio Televizionit të Prishtinës.

Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm që RTK-ja të nisë transmetimin e saj tokësor pas luftës.

Menaxhmenti i RTK-së ngushëllon familjen Loshaj duke e kujtuar për veprat e tija, vizionin e tij për të zgjeruar transmetimin dhe zhvilluar kanalet e RTK-së!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat