Haradinaj: Turqia ka mbajtur qëndrim parimor dhe vazhdimisht ka përkrahur shtetësinë e Kosovës

Lajme

Haradinaj: Turqia ka mbajtur qëndrim parimor dhe vazhdimisht ka përkrahur shtetësinë e Kosovës

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 17:15
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me Mehmet Kemal Bozay, zëvendës ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë si dhe Sabri Demirin, këshilltar i lartë i Presidentit turk.

Në takim ishin të pranishëm edhe Ilhan Saygili, drejtor i përgjithshëm për Ballkanin në MPJ turke; dhe Sabri Tunç Angılı, ambasador i Republikës së Turqisë në Kosovë.

Me këtë rast Haradinaj ka vlerësuar qëndrimin e Turqisë në raport me Kosovën.

“Turqia ka mbajtur një qëndrim parimor dhe vazhdimisht ka përkrahur shtetësinë e Kosovës dhe zhvillimin e institucioneve të saj”, ka shkruar Haradinaj.

I pari i AAK-së thotë se me delegacionin turk u dakorduan për thellim të bashkëpunimit.

“Në bashkëbisedim me delegacionin e lartë turk, u dakorduam për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Turqisë në të gjitha fushat”, ka deklaruar tutje Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat