Kush është Besnik Mujeci, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje që u kap me drogë në Shqipëri

Lajme

Kush është Besnik Mujeci, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje që u kap me drogë në Shqipëri

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 12:23
Besnik Mujeci

Besnik Mujeci është mes të arrestuarve nga policia e Tianës

Policia arrestoi 5 persona, pasi merreshin me trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike ekstazi MDMA.

Por kush është Besnik Mujeci?

Besnik Mujeci, 40 vjeç, banues në Prishtinë është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në zgjedhjet e fundit për Asamble Komunale, Mujeci ka marrë 608 vota.

Ai njihet edhe për përplasje me ish-kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Madje ky i fundit e kishte ftuar Mujecin që të sqaroheshin jashtë sallës së Kuvendit.

Në vitin 2020, Mujeci ishte ndaluar nga Policia e Kosovës për prishje të rendit dhe qetësisë, ku ishte gjobitur me 50 euro.

Besnik Mujeci ishte zgjedhur tri herë radhazi asambleist i VV-së në komunën e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat