Shok me Mujecin e VV-së, kush është reperi i arrestuar në Shqipëri?

Lajme

Shok me Mujecin e VV-së, kush është reperi i arrestuar në Shqipëri?

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 17:47
Të arrestuarit nga Policia e Shqipërisë

Rreth 10 mijë doza ekstazë të stampuara me logon e Luis Vuitton janë sekuestruar mbrëmjen e të hënës nga policia.

Sipas informacioneve arrestimi i disa prej personave ka ndodhur vetëm 20 metra larg godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Besnik Mujeci, asambleist i Vetëvendosjes në Prishtinë është njëri nga të arrestuarit në këtë aksion.

Bashkë me të është arrestuar edhe një tjetër shtetas i Kosovës, Mithat Ramadani.

I njëjti është i njohur si reper në Kosovë me emrin artistik “Despoti”.

Madje javën e kaluar “Despoti” kishte performuar në Dokufest.

Se dyshja kishte shoqëri të sinqert, tregon edhe profili i Mujecit në Facebook ku herë pas herë i kishtë shpërndarë këngët e “Despotit”.

Image
Foto nga profili i Mujecit

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat