Ministri serb: Albin Kurti ëndërron këtë projekt, nuk do të ndalet derisa të realizojë ëndrrën e tij

Lajme

Ministri serb: Albin Kurti ëndërron këtë projekt, nuk do të ndalet derisa të realizojë ëndrrën e tij

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 06:46
Millosh Vuçeviq

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, thotë se pas pritjes që kryeministri i Kosovës Albin Kurti pati në Tetovë, është e qartë se ai ka shumë mbështetje, se i lejohet gjithçka dhe se dëshiron një “Shqipëri të Madhe”.

Vuçeviq, ndërsa ishte i ftuar në programin “Novo Jutro”, shtoi se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi e kishin gabim në lidhje me Kosovën, por se kjo do t’u kthehet atyre.

“Ata hapën kutinë e Pandorës dhe harrojnë se në Serbi jetojnë më shumë malazezë.

 Mendoj se ka një konsensus mbarëshqiptar që ata e shohin këtë moment historik si një shans për bashkim dhe Albin Kurti ëndërron një Shqipëri të Madhe dhe nuk do të ndalet derisa të bëhet e vërtetë, por në Kosovë çdo gjë është më pak banorë dhe fëmijë, edhe serb, sepse po dëbohen”, thotë Vuçeviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat