“Kuptoni, Kosova ka 1.7 milionë shqiptarë që s’duan të jenë me Serbinë”: Ambasadori britanik në Beograd ‘çmonton’ median e Vuçiqit

Lajme

“Kuptoni, Kosova ka 1.7 milionë shqiptarë që s’duan të jenë me Serbinë”: Ambasadori britanik në Beograd ‘çmonton’ median e Vuçiqit

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 14:26
Ambasadori i sapoemëruar britanik në Beograd, Edward Ferguson

Ambasadori i sapoemëruar britanik në Beograd, Edward Ferguson, në një intervistë me “Kurir.rs”, media kjo tejet e afërt me pushtetin serb, ka thënë se “kur kuptohemi, krijojmë edhe mirëkuptim” duke folur për çështjet mes Kosovës dhe Serbisë, derisa shtoi se “për Serbinë kjo do të thotë që Kosova është shtëpi e 1.7 milionë shqiptarëve që s’duan të jenë pjesë e Serbisë”.

“Është e qartë se përgjigje të lehtë nuk ka”, tha Ferguson, “por se, përfundimisht do të lipset gatishmëri për kompromis”.

“Si negociator, mendoj se është e rëndësishme të vendosni veten në anën e palës tjetër. Për popullin e Kosovës, mendoj se është e rëndësishme që të pranojnë se Serbia ka disa shqetësime legjitime; për sigurinë e komunitetit serb dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Për popullin e Serbisë, kjo do të thotë ta pranojnë se Kosova është shtëpi e 1.7 milionë shqiptarëve që s’duan të jenë pjesë e Serbisë. Me të kuptuarin drejtë të gjërave vjen besimi, dhe me mirëbesim mund të arrihet kompromisi”, ka thënë Edward Ferguson.

Pyetur për pretendimet e deputetes Alicia Kearns se Kisha Ortodokse Serbe po bartë armë në Kosovë, Ferguson tha se pikëpamjet e saj “janë të saj” dhe se “nuk përfaqësojnë pikëpamjen zyrtare të Qeverisë së Britanisë”.

“KFOR-i ka konfirmuar se nuk kanë dëshmi se Kisha Ortodokse Serbe është e përfshirë në kontrabandën e armëve nga Serbia në Kosovë, e as ne nuk kemi”, përfundoi Ferguson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat