Vuçiq zbulon detaje nga biseda me Erdoganin, nuk përmend dronët bayraktar që Turqia ia shiti Kosovës

Lajme

Vuçiq zbulon detaje nga biseda me Erdoganin, nuk përmend dronët bayraktar që Turqia ia shiti Kosovës

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 20:27
Aleksandar Vuçiq dhe Erdogan

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka shkruar në Instagram të dielën për një takim që e ka pasur me presidentin e Turqisë, Recep Taip Erdogan.

Turqia së fundmi i ka shitur Kosovës dronë Bayraktar, gjë që kishte ngjallur reagimin e Beogradit, por Vuçiq nuk e përmendi këtë çështje teksa foli për bisedën me Erdoganin.

Ai ka thënë se me Erdoganin kanë biseduar për rëndësinë e ruajtjes së paqes në rajon.

”Diskutuam rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, ku llogarisim në angazhimin konstruktiv të Turqisë, si një nga faktorët ndërkombëtarë më me ndikim në këtë pjesë të botës”, ka shkruarndër tjerash Vuçiq.

Po ashtu është folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat