Abazoviç u sulmua në diskotekë? Reagon policia e Malit të Zi

Lajme

Abazoviç u sulmua në diskotekë? Reagon policia e Malit të Zi

Nga: F.B. Më: 21 gusht 2023 Në ora: 10:54

Mediet malazeze edhe serbe kanë transmetuar një lajm se kryeministri teknik i Malit të Zi Dritan Abazoviç është sulmuar mbrëmë në një diskotekë të njohur të Budvës në koncertin e këngëtarit Dino Merlin, por policia malazez konstaton se kjo nuk është e vërtetë, transmeton “Bota Sot”.

Sipas portalit “CdM” të Malit zë Zi, dëshmitarë të pranishëm në diskotekë kanë deklaruar se policia malazeze ka evakuuar kryeministrin teknik Abazoviç dhe me atë rast ka arrestuar disa persona.

U duk sikur dikush ka sulmuar Abazoviç, pasi një persona vazhdimisht e ka sharë atë prej momentit të largimit deri në hyrjen në automjetin policor ‘maricë’, ndërsa në këtë rast kanë intervenuar 15 deri 20 pjesëtarë të policisë” ka deklaruar dëshmitari.

Rasti mësohet se ka ndodhur në diskotekën e njohur “Top Hill” në Budvë, ku po mbante koncert Dino Merlin.

Nga Policia malazeze kanë deklaruar se kryeministri Abazoviç nuk është sulmuar.

"Ka pasur shtyrje nga shumë persona, ndërsa në atë kohë kryeministri teknik Abazoviç ka qenë duke dal nga lokali", shkruan “CdM” bazuar në deklaratën jo zyrtare të Policisë.

Lidhur me rastin portalit “RTCG” nga policia i kanë thënë se nuk është evakuuar Abazoviç dhe nuk ka pasur sulm ndaj tij.

“Rreth orës 2.30 pas mesnatës kur kryeministri Abazoviç deshi të dilte nga lokali ‘Top Hill’, ka ndodhur një konflikt fizik mes dy grupeve të rinjve, por kjo nuk ka pasur aspak ndërlidhje me kryeministrin dhe sigurimin e tij, as nuk ka qenë i sulmuar as i rrezikuat” kanë deklaruar në polici, shkruan RTCG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat