Dy eksperte mjekoligjore po dëshmojnë në gjykimin kundër Pjetër Shalës

Lajme

Dy eksperte mjekoligjore po dëshmojnë në gjykimin kundër Pjetër Shalës

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 11:59
Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, me dëgjimin e dy dëshmitarëve ekspertë të thirrur nga avokati i viktimave. Psikologu Karin Dune-Prinsen dhe psikiatri Cajenn Lozano Parra nga Instituti Holandez për të Drejtat e Njeriut dhe Vlerësim Mjekësor po dëshmojnë për dëmin fizik dhe psikik që sipas tyre ka pësuar një prej viktimave të pretenduara në këtë çështje.

Në seancë publike ekspertet nga Instituut voor Mensenrechten en Medisch Onderzoek po intervistohen nga mbrojtësi i viktimave, i cili në fillim të seancës i pyeti ato rreth punës që bëjnë.

Ato kanë deklaruar se e bëjnë diagnostikimin dhe trajtimin e personave që kanë përjetuar trauma, derisa kanë theksuar se kanë punuar për organizatën IMO (Organizatë jo qeveritare në Holandë e cila bënë vlerësime mjeko-ligjore të viktimave të pretenduara të torturës apo keqtrajtimet).

Gjithashtu, ato kanë thënë e janë autore të një raporti që i është paraqitur turpit gjykues në këtë çështje gjyqësore.

Ato kanë pohuar se u është kërkuar të bëjnë një ekzaminim mjekoligjor për një person, të cilit në këtë seancë i janë referuar me TW401. Për të njëjtin, ato kanë thënë se e kanë përgatitur një raport.

Avokati Laws: A ju kërkuan të bënit një ekzaminim mjeko ligjor që ju është referuar dhe ne do e trajtojmë si personi TË401 dhe për këtë person u është kërkuar të përgatisni raport. Që të bënit këtë raport a ju dha një dosje që mbante dokumente të çështjes gjyqësore dhe a e takuat personin në fjalë me 16 mars të këtij viti, dje a kryet një ekzaminim të këtij personi në përputhje me protokolli ne Stambollit?

Dëshmitarja: Po.

Pas kësaj, avokati i viktimave ka pyetur për pasojat e mundshme të ndalimit arbitrar apo keqtrajtimit.

“Ne e dimë që jo të gjitha viktimat e torturës apo trajtimit çnjerëzor shfaqin simptoma psikologjike apo simptoma fizike, sepse vare shumë nga lloji i torturës që ka pësuar dikush ,varet nga konteksti ku ka ndodhur dhuna dhe lloji i dhunës së ushtruar. Ajo çfarë dihet është se disa prej simptomave më të zakonta psikologjike të cilat vinë si rezultat i torturës dhe trajtimit çnjerëzor janë shmangia e kujtimeve të ngjarjeve traumatike ose ngjarjeve të tilla, ndryshime negative në mendime dhe ndjenja të fajësisë apo të turpit, zymtësi, sjellje jo tipike të shkëputjes, persona të tillë nuk janë më në realitet por thjeshtë mendojnë atë varësi ka ndodhur”, ka thënë dëshmitarja Prinsen.

Pas kësaj, intervistimi nga mbrojtësi i viktimave ka vazhduar në seancë të mbyllur për publikun./kp

Paraqitja e provave nga mbrojtësi i viktimave vjen pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka përfunduar çështjen e saj.

Shala ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat