Ministri i Mbrojtjes priti në takim komandantin e KFOR-it

Lajme

Ministri i Mbrojtjes priti në takim komandantin e KFOR-it

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 15:05
Ejup Maqedonci, Angelo Michele Ristuccia

Ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

Duke diskutuar për situatën e sigurisë në vend, të dy kanë theksuar vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, në kuadër të mandateve që kanë, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Në njoftim është bërë e ditur se Maqedonci e ka njoftuar komandantin e KFOR-it lidhur me proceset aktuale si dhe për synimet për integrim në organizatat euroatlantike.

“Ndër tjerash, në këtë takim u bisedua lidhur me situatën e sigurisë në vend, ku të dy bashkëbiseduesit e theksuan se bashkëpunimi i ngushtë mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me KFOR-in do të vazhdojë edhe më tej në kuadër të mandateve që kanë, në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat