Politikani serb: Vulini ka lëshuar urdhër, serbët në veri të Kosovës të mos fillojnë mësimin më 1 shtator

Lajme

Politikani serb: Vulini ka lëshuar urdhër, serbët në veri të Kosovës të mos fillojnë mësimin më 1 shtator

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 22:59
Boban Bogdanoviq

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq thotë se Vulini ka urdhëruar serbët në veri të mos fillojnë mësimin me 1 shtator.

Përmes një postimi në platformën X, Bogdanoviq thotë se ky vendim do ta përshkallëzojë edhe më tej situatën në veri të Kosovës.

“Sipas informacioneve që kam, Aleksandar Vulin, drejtor i BIA-s, ka lëshuar një urdhër që ndalon fillimin e rregullt të vitit shkollor për nxënësit serbë në veri të Kosovës! Do të organizohen mësimi nga distance (online)! Ky vendim është vazhdimësi e përshkallëzimit të konfliktit!”, ka shkruar politikani serb.

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka thënë se në të kaluarën ka pranuar telefonata në këmbim që të mos kritikohet Lista Serbe dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat