Petkoviq e quan “kërcënim të hapur” fjalimin e Ministrit të Mbrojtes: U dëshmua për nxitës dhe ministër lufte

Lajme

Petkoviq e quan “kërcënim të hapur” fjalimin e Ministrit të Mbrojtes: U dëshmua për nxitës dhe ministër lufte

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 15:26
Petar Petkoviq

Konferencës së parë për media të Ministrit të Mbrojtes, Ejup Maqedonci, i ka reaguar i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, duke propaganduar se ministri i ri kosovar gjoja ka deklaruar se “së shpejti” Forca e Sigurisë së Kosovës “do të operojë në veri”

“Në një kohë kur (Kryeministri i Kosovës) Albin Kurti nxit konflikte dhe shkakton tensione dhe provokime në veri të Kosovës, mesazhet e ministrit të mbrojtjes Ejup Maqedoncit, që FSK-ja do të operojë së shpejti në zonën e veriut, nuk mund të mos kuptohen veçse si kërcënim i hapur”, ka thënë Petar Petkoviq, në një komunikatë për hstyp.

Petkoviq adresimin e Maqedoncit e quajti “kërcitje arshmësh dhe britma luftarësh ndaj popullatës serbe”.

“Ia rikutojmë ministrit që ka qenë pjesë e luftës që të studiojë të gjitha garancitë ekzistuese mbi bazën e të cilave asnjhë forcë sigurie e Kosovës nuk mund të hyjë në veri”, ka shkruar Petkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat