Vjen paralajmërimi i fortë nga politikani serb: Do të publikohen dokumente kundër Vuçiqit që do ta shokojnë publikun

Lajme

Vjen paralajmërimi i fortë nga politikani serb: Do të publikohen dokumente kundër Vuçiqit që do ta shokojnë publikun

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 17:38
Aleksandar Vuçiq

Politikani serb Boban Bogdanoviq, ka paralajmëruar se do të publikohen dokumente kundër presidenti serb Vuçiq.

Ai në profilin e tij në ‘Twitter’ ka shkruar se si pasojë e këtyre publikimeve do të shokohet publiku botëror.

“Ky njeri (kumbari im) 6 muaj para vdekjes së tij (vrasjes), më dhanë për ruajtje video, regjistrime audio, fotografi dhe dokumente të shkruara që do të tronditin publikun botëror kur të publikohen në filmin dokumentar anglez për @avucic “Rise of a Balkan evil”, shkroi ai.

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq njihet si një kritikues i madh i Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat