E rëndë në Ferizaj: Një grua tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në QKUK

Lajme

E rëndë në Ferizaj: Një grua tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në QKUK

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Kështu ka ndodhur edhe në një familje në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, ku një grua e moshës 60-vjeçare deshi t’i jap fund jetës së tij,

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar në këtë qendër posa i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, e më pas është transferuar në QKUK.

Mësohet se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat