Provokon rëndë kryetari i komunës së Banja Llukës, ia vendos emrin një shkolle “Kosovë e Metohi”

Lajme

Provokon rëndë kryetari i komunës së Banja Llukës, ia vendos emrin një shkolle “Kosovë e Metohi”

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 09:24
Banja Lukë

Kryetari i Komunës së Banja Lukës qytet në BeH, Drashko Stanivukoviq, është ngjitur në skelë për ta emërtuar një shkollë me emrin “Kosovë e Metohi”.

Kjo ndodhi edhe përkundër kundërshtimit të drejtoreshës së kësaj shkolle, Tatjana Vilendeçiq.

Stanivukoviq ka debatuar ashpër me drejtorin pasi ky i fundit insiston që emri i shkollës të mbetet ai i vjetri, “Vuk Karaxhiq”.

“Drejtor, kjo është Shqipëria apo Republika e Serbisë. Unë do të ngjitem në skelë, do të shkruajmë dhe asnjë ministri dhe askush nuk mund ta heqë atë…”, tha Stanivukoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat