Rrëmujë nëpër librari, nuk ka libra vetëm nga një shtëpi botuese

Lajme

Rrëmujë nëpër librari, nuk ka libra vetëm nga një shtëpi botuese

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Interesimi i prindërve për t’i siguruar tekstet shkollore për fëmijët e tyre në kryeqytet është mjaft i madh, megjithatë në asnjë librari ato nuk mund të gjenden komplet, madje siç thonë shitësit, ka mungesë te teksteve nga shtëpia botuese ‘Albas’.

KP ka vizituar tri librari në kryeqytet, por në asnjërën nuk ishin të gjitha librat e klasës së dytë e të tretë.

Njëri nga shitësit i cili deshi të mbetët anonim, tha se ka mungesë te librave nga shtëpia botuese ‘Albas’ dhe në stok.

Sipas tij, javën tjetër të gjithë mësimdhënësit që kanë kërkuar apo rekomanduar libra nga ajo shtëpi botuese do të detyrohen t’i ndryshojnë për shkak të mungesës së librave nga kjo kompani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat