Ndahet nga jeta profesori Qerim Rexhaj

Lajme

Ndahet nga jeta profesori Qerim Rexhaj

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 10:33
Qerim Rexhaj

Profesori dhe veprimtari politik nga Istogu, Qerim Rexhaj, është ndarë sot nga jeta.

Lajmin e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje.

Rexhaj kishte qenë anëtar i LVV, teksa familja e tij ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 17:00, në varrezat e fshatit Cerrcë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të veprimtarit, aktivistit, intelektualit e profesorit Qerim Rexhaj”, tha LVV-ja, Qendra në Istog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat