Popov: Kurti imponon tema ekstreme për njohje të ndërsjellë dhe përqesh perëndimin

Lajme

Popov: Kurti imponon tema ekstreme për njohje të ndërsjellë dhe përqesh perëndimin

Nga: F. B. Më: 5 shtator 2023 Në ora: 12:46
Aleksandar Popov

Drejtori i Qendrës për rajonizim Aleksandar Popov ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti prej që merr pjesë në dialog, kërkon njohje të ndërsjellë dhe blen kohë, ai nuk do të formoj asociacionin dhe imponon tema ekstreme për të përqesh perëndimin.

“Kurti që në takimin e parë me Vuçiçin ka thënë se e vetmja gjë që ka kuptim është njohja e ndërsjellë dhe pastaj duhet të bisedohen çështjet teknike. Por si të bisedohet për to, nëse çdo gjë merr fund. Përgjegjësia më e madhe është tek BE dhe ShBA që lejuan Kurtin edhe Vuçiçin që të ngrehin penjtë dhe shtrijnë tregimin”, tha ai.

Popov tha se asgjë e re nuk mund të pritet me 14 shtator në Bruksel.

“Asgjë nuk pritet kur nuk ka ndodhur de-eskalimi në veri, takimi në Bruksel do kishte kuptim kur do zgjidhej situata në veri dhe të përcaktohej dita e zgjedhjeve. Atëherë do vinte në rend zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, kështu nuk pritet ndonjë gjë nga Brukseli”.

Me tregimin për njohje të ndërsjellë Kurti vazhdon të blej kohë, ai nuk do të flas për asociacionin edhe pse ai ka karakter simbolik.

“Ai nuk do formimin e asociacionit, edhe pse ai ka vetëm karakter simbolik, por për Kurtin ajo simbolikë është me rëndësi sepse zgjedhjet i ka fituar me tregimin kundër asociacionit. Për këtë shkak Kurti me qëllim imponon tema ekstreme me qëllim vazhdimin e përqeshjes me perëndimin”, shprehet Popov.

Popov në fund deklaroi se nuk është i sigurt sa Prishtina edhe Beogradi duan që dialogu në përgjithësi të ketë sukses.

“Po del se po luajnë ping-pong me leje të perëndimit dhe të dy palët duan konflikt të ngrirë se marrëveshje që mund të ju humbin vota. E keni parë edhe njëra edhe pala tjetër sa vota gumbën me marrëveshjen e Ohrit”, tha Popov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat