Basta: Politika e jashtme e Daçiç ka humb “busullën” dhe është 10 mijë km larg BE-së, ku mbrohen interesat serbe, aty më nuk ka serbë

Lajme

Basta: Politika e jashtme e Daçiç ka humb “busullën” dhe është 10 mijë km larg BE-së, ku mbrohen interesat serbe, aty më nuk ka serbë

Nga: F. B. Më: 5 shtator 2023 Në ora: 13:33
Rada Basta

Kreu i Lëvizjes së rrugës evropiane serbe Rada Basta vlerësoi se politika e jashtme serbe “ka humbur busullën” dhe kritikoi nënshkrimin e miqësisë me Asocaiconin e Kombeve të Azisë dhe Afrikës Jigore (ASEAN) përkundër shpalljes së qëllimit të bashkëngjitjes me inciativen rajonale, aty ku Serbia thotë se mbron interesat serbe dhe serbët, aty më nuk ka serb, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

“Ndonëse vazhdimisht përmendet rruga evropiane e Serbisë, duket se përkushtimi i Daçiç për integrim evropian është vetëm shkronjë e thatë në letër. Pas paraqitjes skandaloze në Bled, ku deklaroi se tubime të tilla nuk duhen të mbahen, tash shkoi edhe më tutje me tregimin e vendeve të pa inkuadruara që janë 10 mijë km larg Serbisë duhet të realizoj bashkëpunim politik, ekonomik e kulturor , Daçiç duket se ngatërroi kontinentet në vend Evropës shkoi në Azi”, ka ironizuar Basta.

Ai shtoi se diplomacia serbe duhet seriozisht të merret me kapitujt e bisedimeve me BE dhe çdo gjër tjetër është në kundërshtim me interesat kombëtare e shtetërore dhe humbet koha e çmuar.

“Tito në ish Jugosllavi kur faktorët kyç gjeo-politik dhe ndodheshin sikur tash në agresionin e Rusisë në Ukrainë kur ndodhen lëkundje tektonike në planin global, kishte guxim të i thotë jo (Njet) Rusisë dhe bëri partneritet me perëndimin ku edhe i takojmë...tash është koha për Njet tjetër Rusisë, që Serbia i shërben si dëm kolateral për bisedime për interesat ruse që pasojnë me perëndimin”, tha ai.

Basta përsëriti kërkesën për vendosjen urgjente të sanksioneve ndaj Rusisë sepse vetëm ashtu largohet argumenti i vetëm në bisedimet me Kosovën se Serbia është “përfaqësuese ruse”.

“Nëse vazhdoni me këtë politikë, sikurse në të kaluarën ku keni mbrojtur serbët dhe interesat serbe – atje ma nuk do të ketë serbë”, tha Basta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat