Petkoviq thotë se Pantiq është liruar nga masa e arrestit shtëpiak: Do të mbrohet në liri

Lajme

Petkoviq thotë se Pantiq është liruar nga masa e arrestit shtëpiak: Do të mbrohet në liri

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 18:03
Dejan Pantiq

Ish-policit serb, Dejan Pantiq të arrestuar nga Policia e Kosovës më 10 dhjetor të vitit 2022 në kohën e tensioneve në veri, raportohet se sot është liruar nga masa e arrestit shtëpiak dhe se i njëjti do të mbrohet në liri.

Kështu ka pretenduar Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën.

“Pantiq, i cili fillimisht u mbajt nga policia e Kosovës në bazën në Jarinjë për ditë të tëra pa ilaçe apo kontakt me familjen e tij, dhe i cili u transferua në arrest shtëpie vetëm pas presionit të fortë të serbëve nga Kosova dhe aksionit diplomatik të Beogradit në fundviti, sot u lirua për t’u mbrojtur në liri!” – ka shkruar ai në Twitter.

Ndaj tij ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kryerja e veprës terroriste në bashkëkryerje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat