Hill: Raportet SHBA-Serbi s’mund të varen nga ajo çfarë thonë vende të treta

Lajme

Hill: Raportet SHBA-Serbi s’mund të varen nga ajo çfarë thonë vende të treta

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 11:50
Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë  se marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë nuk mund të varen nga ajo që thonë disa vende të treta, duke theksuar se ato janë stabile dhe se duhet të punohet për përmirësimin e tyre të mëtejshëm.

Në konferencën “Ditët e Amerikës në Beograd”, Hill shtoi se ka më shumë gjëra që i lidhin SHBA-në dhe Serbinë sesa i ndajnë ato.

Ai theksoi rëndësinë e rrugës së Serbisë drejt integrimit evropian.

“Por pavarësisht politikës së përditshme dhe krizave globale, Serbia arrin të dalë nga situata dhe të vazhdojë me aspiratat për të hyrë në BE”, ka deklaruar Hill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat