E arrestuan dhe malltretuan drejtorin e Leposaviqit, Rashiq ‘shpërthen’ ndaj policisë serbe – ja mesazhi i tij

Lajme

E arrestuan dhe malltretuan drejtorin e Leposaviqit, Rashiq ‘shpërthen’ ndaj policisë serbe – ja mesazhi i tij

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 08:11 Përditësuar në ora: 13:54 më 10.09.2023
Nenad Rashiq

Rashiq: Jam skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka deklaruar se është skepktik për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se nuk janë rrethanat sipas tij për këtë proces, duke thënë se pala negociatore e Serbisë në dialog është duke u munduar që këtë gjë mos ta lejojë.

“Unë besoj në demokraci dhe kam dëshirë që të gjithë banorët serbë të veriut të marrinë pjesë në zgjedhje. Nuk e shoh që në këto momente është e mundshme mbajtja e zgjedhjeve. Përkundrazi, unë e shoh se nga aspekti i pushtetit në Beograd ose kryenegociatorët e dialogut ose negociatorët, nuk e kanë për qëllim përshpejtimin e mbajtjes së zgjedhjeve, qoftë rrethanave politike, qoftë një motivi që na sjellë marrëveshjen përfundimtare”.

“Sa do që munden ta shtyjnë procesin, do ta shtyjnë dhe në këtë moment nuk e shoh një vullnet pozitiv as nga qytetarët në veri. Ky është fakt i keq, ndoshta por është fakt. Në këtë moment jam skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve në veri”, ka thënë Rashiq.

Rashiq bën thirrje për lirimin e drejtorit komunal të Leposaviqit që u arrestua nga policia serbe

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e drejtorit të Administratës në Komunën e Leposaviqit, njëherësh djali i Zëvendësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, Nikolla Radimiroviq nga ana e policisë së Serbisë.

Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se Radimiroviq ishte me të fejuarën e tij kur është ndaluar, dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij pasi është dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë.

“Ka ndodhur së pari një ndalesë në pikën kufitare është mbajtur katër orë është marrë në pyetje që e konsiderojnë veten anëtarë të BIA-s. Ai është marrë në pyetje prej atyre organeve që më pas e kanë vendosur në Rashkë, ai është atje edhe sot. Thonë se do të jetë aty deri të hënën, sepse gjykatësi nuk është dispozicion po pritet që ai kur të vijë të hënën të merret me rastin”.

“Në aspektin ku duhet të ketë gjyqtarë në detyrë në çdo kohë. Një prej elementeve që është ngarkuar ai ka qenë kallëximi penal “shkelja e rendit kushtetues”. Ai ka qenë me të fejuarën ajo ka pasur maltretime të ashpra nga ata persona”, ka thënë Rashiq.

Rashiq mban sot konferencë për media

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, do të mbajë sot konferencë për media.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit.

Konferenca do të mbahet në orën 13:00.

Ndërkaq, nuk janë dhënë më shumë detaje rreth konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat