Mbi 100 gjoba për tetë muaj – Barnatoret me produkte të jashtëligjshme e pa farmacist

Lajme

Mbi 100 gjoba për tetë muaj – Barnatoret me produkte të jashtëligjshme e pa farmacist

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Inspektorati Farmaceutik gjatë periudhës janar – gusht të këtij viti, ka realizuar 635 inspektime, ndërsa ka gjobitur 113 subjekte.

Sipas një njoftimi për media të Ministrisë së Shëndetësisë, në vazhdën e aksioneve kontrolluese janë gjobitur 54 subjekte që posedonin produkte të jashtëligjshme, ndërsa 43 raste kur gjatë kontrollit ka rezultuar se në farmacitë e ndryshme mungon farmacisti, siç është e përcaktuar me ligj.

“Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, Inspektorati Farmaceutik ka ndërmarrë masa edhe ndaj 4 institucioneve shëndetësore private të cilat nuk ishin të licencuara.Ndaj të gjitha rasteve të cilat e kanë cenuar shëndetin publik janë ndërmarrë masat sipas autorizimeve ligjore”.

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore dhe zbatimit të ligjit, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të sinjalizojnë kur hasin në veprimtari të dyshimta të institucioneve shëndetësore”, njofton kjo ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat