Eksperti: Putin përfundon si Millosheviqi, ja çfarë e pret presidentin rus

Lajme

Eksperti: Putin përfundon si Millosheviqi, ja çfarë e pret presidentin rus

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 07:07
Xhavit Shala

Eksperti për çështjet e sigurisë, Xhavit Shala, ishte këtë të mërkurë në studion e Euronews Albania për të folur për zhvillimet e fundit nga Rusia dhe takimet që presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë me liderin koreano-verior, Kim Yong Un.

Shala tha se Putin mund të përfundojë si krimineli serb, Sllobodan Millosheviqi, të cilin njerëzit e vet e dërguan në Hagë.

Sipas tij edhe në Rusi mund të ndryshojë regjimi në të ardhmen dhe Putin mund të çohet në bankën e të akuzuarve për krime lufte nga vetë rusët.

“Çdo familje ruse që ka një titullar të familjes të përfshirë në konfliktin me Ukrainën, në krime lufte, në krime kundër njerëzimit duhet ta ndjej në kurriz, nuk duhet të dali dot jashtë atij territori, duhet ta ndjejë veten të kërcënuar. Ky është një mesazh për çdo aventurier në botë që do përpiqet të bëjë krim”.

“Përveç anës ekonomike duhet të ndiqet edhe ana penale, pra të ndiqen penalisht. Nesër mund të vijë një regjim tjetër aty dhe është gati t’i shesë të gjithë këta, ki parasysh eksperiencën e Serbisë, Millosheviçi ‘vriste e priste’, kur erdhi puna po njerëzit e vet e dorëzuan në Hagë. Kështu do të vijë koha edhe për Putinin”, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat