Fahri Xharra kërkon arrestimin e Vullnet Krasniqit, kjo është arsyeja

Lajme

Fahri Xharra kërkon arrestimin e Vullnet Krasniqit, kjo është arsyeja

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 16:51
Fahri Xharra dhe Vullnet Krasniqi

Gazetari Vullnet Krasniqi, dy ditë më herët e pyeti nga largësia ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz, në lidhje me politikat e kritikuara gjërësisht karshi palestinezëve.

Ndonëse nuk mori përgjigje, pyetja e Krasniqit e ka penguar shumë, tepër shumë Fahri Xharrën, opinionist nga Gjakova.

Xharra e ka shpërndarë videon e Krasniqit, duke e akuzuar rëndë për tradhti kombëtare.

“Ja dashakqijt e Kosoves, mundohen te prishin marredhenjet me Izraelin .

Ky eshte kulmi i tradhëtisë kombetare !” – shkroi ai, duke kërkuar madje edhe burgosjen e Krasniqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat