Vietnami: Nuk e njohim Kosovën, do të ndjekim të njëjtën politikë

Lajme

Vietnami: Nuk e njohim Kosovën, do të ndjekim të njëjtën politikë

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë Kombëtare të Vietnamit, Don Tuan Pong, gjatë takimit me delegacionin e Parlamentit serb tha se Vietnami nuk e njeh të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës.

Ndër të tjera ai ka theksuar se do të vazhdojë të udhëheqë një politikë konsistente në këtë drejtim.

Ai gjithashtu theksoi se është e nevojshme të vazhdohet puna për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore, ku rihapja e ambasadave është një hap i rëndësishëm, njoftoi Kuvendi i Serbisë.

Delegacioni i Kuvendit Popullor po merr pjesë në Konferencën e Nëntë Globale të Parlamentarëve të Rinj, nga 15 deri më 17 shtator, ndërsa delegacioni udhëhiqet nga deputetja Andrijana Avramov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat