Vuçiq i nxit serbët e Malit të Zi: Pse nuk kërkoni të drejta si shqiptarët në Maqedoni të Veriut që janë 24%?

Lajme

Vuçiq i nxit serbët e Malit të Zi: Pse nuk kërkoni të drejta si shqiptarët në Maqedoni të Veriut që janë 24%?

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 22:31
Aleksandar Vuçiq

Në një fjalim tejet nxitës ku shënoi “Ditën e Unitetit serb”, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar nga serbët e Malit të Zi që të kërkojnë po aq të drejta sa kanë shqiptarët në Maqedoni të Veriut, derisa fjalimin e tij e ka shoqëruar edhe me doza të mëdha viktimizimi.

“Si është e mundur që 23-24 përqind shqiptarë në Maqedoni të Veriut kanë të gjitha të drejtat, por ju serbët nuk duhet të kërkon të drejta të ngjashme në Mal të Zi, ndonëse ju jeni më shumë se shqiptarët në Maqedoni të Verkut?”, ka thënë Aleksandar Vuçiq, siç e cituan mediat serbe.

Vuçqi tha se serbët në Mal të Zi "nuk i kanë punët mirë" sepse u duhet të jenë "mjaftueshëm bindës kur betohen se do të luftojnë kundër Beogradit".

"E vetmja gjë e rëndësishme është që serbi të mos jetë serb, që të heq dorë nga Beogradi dhe serbësia e tyre, dhe të thonë që një serb i vërtetë është ai serb që heq dorë nga politika e bashkimit", ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat