Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 33 aktakuza

Lajme

Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 33 aktakuza

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej tridhjetë e tri (33) aktakuza, kundër dyzetedy (42)  personave. Po ashtu, me urdhër të prokurori të shtetit, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar katërmbëdhjetë  (14) persona, si dhe, është paraqitur një  (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një  (1) personi. .

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndalur një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat