IPK arrestoi pesë të dyshuar në operacionin e koduar “Ulpiana”

Lajme

IPK arrestoi pesë të dyshuar në operacionin e koduar “Ulpiana”

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Sot që nga orët e hershme të mëngjesit, Inspektorati Policor i Kosovës (tutje IPK), i mbështetur nga njësi të reagimit të shpejtë të policisë ka zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për kontroll dhe sekuestrim të dëshmive që do të gjenden gjatë kontrollit. Operacioni  zhvillua në pesë (5) lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm.

 Gjatë kontrolleve të lokacioneve të ndryshme hetuesit e IPK-së kanë sekuestruar  gjësende të ndryshme përfshirë: disa telefona mobil, dy USB  para të gatshme, dy pistoleta etj.

Të ndaluar si pjesë e këtij operacioni janë pesë persona të dyshuar, një zyrtar policor dhe katër qytetar.

Veprat penale për të cilat dyshohen të dyshuarit janë: “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, neni 414, “Armëmbajtje pa leje” nga neni 366, “Dhënje ndihme kryesit të veprës penale pas kryerjes së veprës penale” nga neni 33 dhe “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm” nga neni 294 i Kodit Penal të Kosovës.

Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat